Thursday, October 6, 2011

l love hot men

ndahete nga jeta krijusi i l podit (ded)            Steve Jobs, babai i iPhone, iPod, iPad dhe bashkëthemeluesi i Apple Inc, humbi betejën e tij të gjatë kundër sëmundjes së kancerit dhe ndërroi jetë ditën e mërkurë në moshën 56 vjecare. 

Lajmi u njoftua nga vetë kompania Apple nëpërmjet një komunikate të shkurtër për publikun.

“Me hidhërim të thellë, njoftojmë se Steve Jobs ndërroi jetë ditën e sotme (të mërkurën)”, thuhet në njoftimin e kompanisë.

“Idetë brilante, energjia, pasioni dhe talenti i tij u materializuan në një sërë risish që përmirësuan jetët tona. Bota sot është më mirë falë Steve. Do të na mungojë!”, vijon më tej komunikata e Apple.

Vdekja e tij mbërrin vetëm një ditë nga prezantimi i modelit të ri të iPhone, i quajtur iPhone 4S.

Jobs, 56 vjec vuante prej kohësh nga një formë e rrallë e kancerit në pankreas, sëmundje ndaj të cilës luftonte prej vitesh. Në muajin janar Jobs dha dorëheqjen nga posti i Drejtorit Ekzekutiv të Apple me arsyetimin “se nuk ishte më i aftë të kryente detyrat që përcaktonte ky post”.
Steve Jobs, i cilësuar si Leonardo Da Vinci i kohëve moderne, do të mbahet mend në fushën e teknologjisë së komunikimit për risitë që solli, vecanërisht me iPhone dhe iPad, dy krijesa që shumë shpejt pushtuan tregjet botërore.  mare nga top channel.

No comments:

Post a Comment